Translate

Thursday, January 21, 2016

One....


One song can spark a moment,
One flower can wake the dream.

One tree can start a forest,
One bird can herald spring.

One smile begins a friendship,
One handclasp lifts a soul.

One star can guide a ship at sea,
One word can frame the goal.

One vote can change a nation,
One sunbeam lights a room.

One candle wipes out darkness,
One laugh will conquer gloom.

One step must start each journey,
One word must start each prayer.

One hope will raise our spirits,
One touch can show you care.

One voice can speak with wisdom,
One heart can know what's true.

One life can make the difference. 
You see, it's up to you!

-Author Unknown

Sunday, January 10, 2016

How to Cure Varicose Veins with the Help of Tomato..........


Everyone knows tomatoes are healthy and have many benefits, but not everyone knows all of their benefits and that they are used as a cure for varicose veins.
For this purpose you can use both green and red, ripe tomatoes.
The treatment of varicose veins with green tomatoes
Green tomato is used for treating varicose veins, so we can say it is a home remedy.
Wash a few green tomatoes and slice them or cut them into rings. Apply the slices right on the nodes of varicose veins and the capillary network. You can also tie a bandage. As soon as you start to feel tingling on your skin, remove the green tomato slices. If you cannot stand this feeling, wash the skin and the veins with cool water. If you do this procedure 5 times daily, you will see the positive results very soon.
After two weeks of regular application of sliced green tomatoes on your varicose veins, the nodes should start fading. All the symptoms, the pain, the tingling, as well as the nodes and the capillary network will finally disappear.
You can also use red tomatoes, not only green ones, but for this purpose.
The treatment of varicose veins with ripe red tomatoes
It is a similar process. Wash ripe tomatoes and then slice them. Apply some slices on the varicose veins and keep them for 3 to 4 hours, preferably tied with a bandage, and then replace them with new slices. It is recommended that you do this in the evening

Put Baking Soda Under Your Eyes And Something Unbelievable Will Happen.........



Everybody knows the great benefits of Baking Soda. Many people use baking soda in cosmetics, when cleaning the house, when cooking etc. However, women love its benefits about beauty.
The most effective face masks are full with baking soda.
The recipe that we will show you today will remove dark circles from your face. Less sleep and issues will vanish only with applying Baking Soda under your eyes.
Baking Soda will eliminate the dark circles and bags under your eyes.
How to make the mixture:
Add 1 teaspoon of baking soda in a glass of warm water or tea and

Zbulohet alfabeti 400 vjeçar i Elbasanit në Ukrainë !


Arkeologët kanë gjetur artefaktet me mbishkrime në alfabetin e Elbasanit të shekullit të 17-të në fshatin Margaritovo të Ukrainës.Nuk është vetëm ky lajmi ekskluziv që ka sjellë në Seminarin e 34-të Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe studiuesi ukrainas Aleksandër Novik, por edhe fakti se në ish Perandorinë Ruse është ngulitur një diasporë e madhe shqiptare “fatkeqësiht e panjohur”, siç shkruan ai. Aleksandër Novik e ka titulluar kumtesën e tij “Shqiptarët në Perandorinë Ruse në shekujt e 18-19-të: të dhëna të reja në fushën arkeologjike, historike dhe etnografike”.
Gjetja e artefakteve të alfabetit të Elbasanit të shekullit të 17-të në ish Perandorinë Ruse është jo pak befasues, sepse zbuluesi i parë i këtij alfabeti J.G. von Hahn ka thënë se “Alfabeti i Elbasanit nuk është përdorur vetëm në Elbasan dhe Berat, por edhe te tregëtarët në mërgim”. Ndërsa fakti që ky alfabet është përdorur edhe nga mijëra shqiptarë që kanë jetuar në territoret e Peradorisë Ruse, ka qenë i panjohur. Alfabeti i Elbasanit të shekullit të 17-të është një alfabet i veçantë me 54 shkronja.
Po si u ndodhën mërgatat e shqiptarëve në Rusi pas shekullit të 17-të, cila qe arsyeja e kësaj zhvendosjeje?!
Përmes këtij studimi interesant të Aleksandër Novik, dalin në dritë pjesë të panjohura nga historia dhe kultura shqiptare. Ja si e shpjegon ai përmbledhtas ekzistencën e diasporës së panjohur shqiptare në ish-Perandorinë Ruse, në kumtesën që do ta lexojë sot në seminarin e Prishtinës.

Burimi i artikullit :
http://erralle.com/zbulohet-ne-ukraine-alfabeti-400-vjecar-i-elbasanit/

Të vërtetat që nuk i dimë për Heroin e Shqiptarve dhe Mbreti i Shqiptarëve .... Skënderbeu ...



Duke lexuar dhe dëgjuar më shumë gjatë këtyre ditëve, rreth historive të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit (Skënderbeu), më ka ngacmuar ky shkrim i shkëputur i prof, Nasho Jorgaqit, të cilin do doja ta ndaj me të gjithë lexuesit.
- Mund të ketë mendime të ndryshme për vetitë luftarake të shqiptarëve të kohëve të fundit; kam parasysh brezat e sotëm dhe ata që ishin menjëherë para tyre. Personalisht nuk dëshiroj të shpreh asnjë mendim për këtë çështje. Është e sigurt se ikja e vazhdueshme e krahut të punës gjatë pesë shekujve e ka mpakur në njëfarë mase kombin. Të rinjtë më të mirë e më të fuqishëm i rekrutonte Turqia për t’i dërguar në luftëra të largëta dhe mbaj mend në fëmijërinë time se si një regjiment shqiptarësh, që u nis për të mposhtur një kryengritje në Arabi, u kthye vetëm me një grusht njerëzish. Mund të jetë një teprim të thuhet se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të atyre, që ishin aq të dobët, sa nuk dërgoheshin në luftë, por sidoqoftë do të pritej një ulje e vitalitetit si pasojë e rekrutimeve për pesëqind vjet. Megjithatë, pak vite më parë, në kohën e Luftës Greko-Turke të vitit 1897, gjenerali prusian fon Grumbkov e ka shprehur botërisht adhurimin e tij kur pa një trupë shqiptarësh në Thesali, që po i ngjiteshin një kodre përballë një zjarri kositës dhe po kapnin një bateri të armikut. Korrespondenti i gazetës së Londrës “Times” në këtë luftë, Kliv Bingam, ka shënuar se “shqiptarët në tërësi e përgënjeshtruan famën e tyre”, por edhe ai dëshmon për një betejë ku, siç shkruan ai, “disa herë rresht shqiptarët vërshuan teposhtë shpatit dhe u përpoqën ta kapërcenin shkëmbin, por zjarri që u derdhej nga sipër ishte vdekjeprurës, kurse bateritë prapa tyre patën pak efekt mbi faqet e shkëmbit e të gurit”.
Sidoqoftë, ka një mendim të njëzëshëm lidhur me vetitë luftarake të shqiptarëve për brezat më të largët. Do të ishte e tepërt ta rrëfeje këtë dhe ka material aq të pasur, sa mund të mbushësh një vëllim të trashë. Unë do ta kufizoj veten vetëm me nja dy shembuj nga më domethënësit. Në një raport dërguar Senatit të Venedikut më 1576, Andrea Justiniani thotë se në një forcë prej treqind e pesëdhjetë ushtarësh, që përbënin garnizonin e Korfuzit, kishte një togë prej dhjetë shqiptarësh, të cilët “ishin më të mirë se gjithë italianët e tjerë”.
Neve na duhet ta pranojmë këtë vlerësim të hapur italian për vlerën luftarake të shqiptarëve, që i bie të jetë të paktën tridhjetë e katër herë më e lartë se e italianëve. Venedikasit kanë qenë çmues të ftohtë të njerëzve e të sendeve: ata nuk do ta kishin ndërtuar dot një perandori, nëse nuk do të kishin pasur një gjykim të saktë e të pagabuar për vlerat aktuale. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë ende nuk ishin shpikur makinat për të plotësuar mungesën e trimërisë njerëzore.
Raimondo Montekukoli (Montecuccoli), një gjeneralisim i shkëlqyer i Perandorisë së Shenjtë Romake, që fitoi betejën e madhe të Shën Gotardit kundër turqve më 1664, pohon në kujtimet e veta të luftës.
“Se në çfarë rreziku ishim për ta humbur betejën, bëhej fare e dukshme vetëm nga rrëmuja dhe arratisja e një pjese të ushtrisë sonë dhe nga lufta e guximshme e jeniçerëve dhe e shqiptarëve, të cilët, edhe pse mbetën më të paktë në numër, asnjëherë nuk kërkuan mëshirë ose t’u falej jeta, ndërsa beteja për një kohë të gjatë ngjisnin me baticat dhe zbaticat e dallgëve të detit, që shtyheshin përpara e tërhiqeshin pas”.
Mercenarët dhe ushtarët shqiptarë që kërkonin fatin e tyre duke u quajtur me emra të ndryshëm (kapeletë, stratiotë dhe estratiotë, kowali, morienë, xhenetarë), kanë luftuar në ushtritë e Francës, të Spanjës, të Perëndorisë së Shenjtë Romake, të Venedikut dhe të shteteve të tjera italiane, kanë lënë shumë gjurmë në historinë e Evropës. Ata kanë qenë luftëtarë të ndershëm, që nuk përvidheshin kurrë nga beteja, siç ishte zakoni i shumicës së mercenarëve. Francezët zemëroheshin me seriozitetin e këtyre ushtarëve, të cilët luftonin për punëdhënësit e tyre me gjithë shpirt, sikur po luftonin për çështjen e tyre. Kur u dorëzua qyteti i Novarës në vitin 1500, francezët bënë një përjashtim për shqiptarët dhe nuk u dhanë dëshmi mbrojtjeje, sepse, siç thotë Zhan d’Oton, “ata kishin ardhur nga një vend i largët me zemër të lehtë për të luftuar kundër francezëve si tepër shpesh”.
Megjithatë, më pas, me sa duket, francezët e kuptuan se këta shqiptarë nuk kishin ndonjë inat të veçantë kundër tyre, por thjesht luftonin siç e quanin se i detyronte nderi i tyre. Më 1503 francezët, nga ana e vet, i morën shqiptarët në shërbimin e tyre dhe shpejt në ushtrinë e Luigjit XII pati një trupë prej një mijë e dyqind shqiptarësh, të cilët treguan trimëri të rrallë, aq sa ata u bënë një pjesë e veçantë e ushtrive franceze për pothuaj një shekull, ndërsa mbretërit e Francës e bënë si rregull që gjithmonë të kishin ndonjë fisnik në krye të këtyre trupave speciale. Ndër të tjera, komandanti i tyre i përgjithshëm për një kohë ishte Duka dë Brisak (Brissac). Në betejën e Kutrës (1587) shqiptarët u vranë pothuaj të gjithë. Beteja e Ivrit (1590) ka parë praninë e fundit të trupave shqiptare në ushtritë franceze. Brantomi shkruan se shqiptarët kanë qenë krijuesit e kalorësisë së lehtë; autorë të tjerë ushtarakë shkruajnë se nuk janë të një mendimi me opinionin e Brantomit, por besojnë se shqiptarët, me metodën e tyre të luftimit, kanë dhënë idenë e krijimit të kavalerisë së lehtë. Kronika e Zhan d’Otonit, të cilën e përmendëm, përshkruan me disa hollësi metodën e luftimit të këtyre mercenarëve shqiptarë. Me shenjën e kryekomandantit të ushtrisë, ata e nisnin betejën duke hyrë me galop në mes të rreshtave të armikut, mbanin ushta të gjata me flamurthe në majë, jepnin një goditje dhe krijonin pështjellim; pas kësaj tërhiqeshin një çikë, i riformonin rreshtat e veta dhe sulmonin përsëri, atëherë hynte në veprim pjesa tjetër e ushtrisë. Të rreptë e të pamëshirshëm në betejë, këta shqiptarë, duke i ndenjur besnikë kodit të tyre të nderit, pasi mbaronte përleshja, kurrë nuk e harronin rregullën që “Koka e falur nuk pritet”.
Në një raport me datën 27 qershor të vitit 1510 dërguar Luigjit XII, mbretit të Francës, nga Seneshali i Madh i Normandisë, i cili ka qenë një ndër gjeneralët që komanduan ushtritë e tij në Itali, ka një krahasim të mprehtë ndërmjet etikës luftarake të sllavëve dhe të shqiptarëve: “Sllavët, – shkruan Seneshali i Madh, – janë të egër në luftë, sepse ata vrasin kë të mundin dhe kurrë nuk zënë robër dhe prandaj me ta e bëmë kokë për kokë”. Kurse lidhur me shqiptarët, Seneshali i Madh vijon: “ata kanë treguar një sjellje krejt të ndryshme dhe i kanë trajtuar me mëshirë ata që kanë kapur, prandaj edhe ne i kemi trajtuar me të njëjtën mënyrë”.
Ky borxh nderi që ia paguan kalorësisë shqiptare një gjeneral i shquar i Francës monarkike mund të shumëfishohej lehtë nga mjaft dëshmi të tjera të paanshme. Por nganjëherë trimëria e shqiptarëve ka vepruar kundër tyre, sepse ka ngjallur smirë të fortë e të qëndrueshme. “Shpirti sipërmarrës i shqiptarëve, – thotë koloneli Lik, – gjallëria e tyre, qëndrueshmëria dhe epërsia në gjithçka që lidhet me luftën, i bën ata që t’ua kenë zili dhe t’i urrejnë’, madje edhe ndërmjet turqve, për të mirën e të cilëve janë vënë në shërbim shpesh ato cilësi.
Gjithashtu dhe në det shqiptarët, duke shërbyer si oficerë detarë të marinës turke, si kapitenë privatë anijesh të përdorura në luftë dhe si piratë, kanë treguar një veprimtari sypatrembur. Njëherë e një kohë emri shqiptar përdorej për të gjithë piratët në Mesdheun Lindor dhe Servantesi na tregon se rrëmbyesi dhe pronari i tij në Algjer ishte një pirat shqiptar me emrin Arnaut Mami, që do të thotë Mami Shqiptari.
Në prill të vitit 1770 kapitenët shqiptarë nga Ulqini shpartalluan një flotë ruse nën komandën e Aleks Orlovit pranë Navarinos. Me rënien e fuqisë detare osmane dhe me heqjen e pranimit të kapitenëve privatë nga fusha e përdorimit ndërkombëtar në kohë lufte, u erdhi fundi edhe veprimtarive të shqiptarëve në det. Por është një fakt i mirënjohur roli i madh që kanë luajtur kapitenët privatë shqiptarë në Luftën e Greqisë për Pavarësi dhe, deri një brez më parë, elementi shqiptar në flotën greke ka qenë aq mbizotërues, saqë gjuha shqipe detyrimisht përdorej në anijet luftarake si më e parapëlqyera se greqishtja.
Asnjë rrëfim për vetitë luftarake të shqiptarëve nuk do të ishte i plotë pa përmendur Skënderbeun, heroin mesjetar të Shqipërisë, i cili për afër një çerek shekulli i mundi turqit e hatashëm nën udhëheqjen e dy sulltanëve të fuqishëm dhe vetë kurrë nuk u thye. Në Shqipëri ai është bërë legjendar për pesë shekuj dhe gjithashtu e kanë quajtur me të drejtë “kampion i krishterimit”, titull ky që ia kanë dhënë papët e Romës, sepse ishte veprimtaria e tij për t’u bërë një ledh, që ndihmoi të shpëtonte Evropa e krishterë nga pushtimi turk, një katastrofë kjo që do të kishte qenë shkatërrimtare për botën e qytetëruar.
Ndoshta mënyra më e mirë për të vlerësuar Skënderbeun është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar. Diku në veprën e tij të vëllimshme Volteri ka guxuar të shprehet se sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kuebekut, ka thënë: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”. Autori anglez i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”, e rendit Skënderbeun me shtatë mbretër të pakurorëzuar të Evropës:
“… bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishterimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta iu bënë ledh për aq shumë vjet gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë veta për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë si numër mbi njëqind mijë”.
Vetë Sulltani Mehmeti II, pushtuesi i Stambollit, ka thënë një herë: “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”.
***
Sipas legjendës Skënderbeu, siç njihet me këtë emër turk Gjergj Kastrioti, lindi në vitin 1403 dhe, siç na thotë peshkopi Noli, por pa e besuar plotësisht, “e mori peng Muradi II në moshën nëntë vjeç. Kjo do të ketë ndodhur më 1412, meqë Skënderbeu kishte lindur më 1403?. Më paspeshkopi Noli shton duke e shpjeguar: “Por më 1412 në Turqi sundonte Mehmeti I dhe jo Muradi II, që erdhi në fron nëntë vjet më vonë, më 1421?.
Po ta ndjekim më tej legjendën, Skënderbeu u edukua në shkollat më të mira të Perandorisë Osmane, ku ai shfaqi një talent ushtarak të shquar dhe në mënyrë paradoksale, u bë njeriu më i dashur për Portën e Lartë. Ishte ky djalosh nëntëvjeçar, që tridhjetë e një vjet më vonë u kthye në Shqipëri dhe i mundi turqit për afër njëzet e pesë vjet deri sa vdiq më 1468.
Në mendjen e lexuesit mund të lindë kjo pyetje: a është e mundur për një djalosh nëntëvjeçar, të rritur në luks, të trajtuar si hero dhe që i dhanë një titull princëror, t’i hidhte mënjanë këto gjëra tridhjetë e një vjet më pas dhe të kthehej për të shpëtuar vendlindjen nga bamirësit e tij?
Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje të drejtë e të përshtatshme, derisa të mos kemi më shumë fakte konkrete, që mund të jenë diku, ndoshta në Bibliotekën e Vatikanit.
Peshkopi Noli e hedh fjalën, por nuk e shpjegon plotësisht këtë mister. Megjithatë ai beson me të fortë se Skënderbeu e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës nga viti 1412 deri më 1443 ose në Shqipëri, ose në kufijtë pranë Shqipërisë. Po të jetë e drejtë kjo teori, atëherë do të kemi çelësin për dashurinë dhe përkushtimin e Skënderbeut ndaj vendlindjes.
Po të pranohej se Skënderbeu kaloi tridhjetë e një vjet diku në Perandorinë Turke, çfarë shoqërie gjeti ai kur u kthye në Shqipëri? Peshkopi Noli mendon, por nuk e përpunon më tej, se shtresat shoqërore shqiptare mund të kenë qenë atëherë këto: fshatarët e lirë në viset malore, një lloj sistemi feudal në tokat fushore pjellore dhe “qytete të lulëzuara” gjatë bregdetit. Sipas peshkopit Noli, ka pasur disa “aristokratë të vegjël, ose më mirë prijës patriarkalë të malësorëve”. Por shumica e shqiptarëve kanë qenë të lirë, meqë “bujkrobëria dhe skllavëria as mund të mendoheshin për ta”. Një vëzhgues i mprehtë ka thënë me mençuri: “Një shqiptar nuk mund të ishte një skllav”. Dhe lidhur me këtë, është mjaft interesante që: “Në tregjet e skllevërve të Turqisë askush nuk mund të blinte një shqiptar… sepse ishte e pamundur t’i urdhëroje ata dhe ishin tepër të rrezikshëm për pronarët e tyre”.
Vëzhgimet e mësipërme mund të shpjegojnë përse popujt e tjerë të Ballkanit iu nënshtruan Turqisë fare lehtë, ndërsa shqiptarët u bënë ballë me sukses turqve për një çerek shekulli.
Me gjithë fitoret e panumërta, Skënderbeu gjatë gjithë kohës ka pasur telashet e veta me kuislingë. Herë pas here krerë të tij e tradhtonin dhe bashkoheshin me armikun. Disa këmbëngulnin për “bisedime për paqe”, siç na thotë peshkopi Noli, por “Skënderbeu as nuk donte të dëgjonte për to. Megjithatë shpesh shumica mbizotëronte”. Paqja u arrit më 27 prill 1463, pikërisht pesë vjet para se ai të vdiste. Por më 27 nëntor të po atij viti ai e rifilloi luftën kundër turqve, që vazhdoi deri në vdekjen e tij.
Disa nga veprimet luftarake më të mëdha të Skënderbeut lidhen me përpjekjet e turqve për të pushtuar Krujën, kryeqytetin e tij. Përpjekja e parë për të marrë Krujën u bë më 1450 nga Murati II, i cili pësoi disfatë pas një lufte epike prej pesë muajsh. Duke përshkruar madhështinë e rrethimit të Krujës, autori amerikan Agnes Replajer në një artikull me titullin “Skënderbeu”, botuar në “Catholic World” të dhjetorit 1889, shkruan: “Vetë përmasat në të cilat qe planifikuar pushtimi i Krujës, tregojnë se sa i thellë qe zemërimi i sulltanit dhe sa ngulmues qëllimi i tij. U mblodhën njëqind e gjashtëdhjetë mijë veta… ushtria pushtuese marshoi drejt Krujës, i mbuloi gjithë fushat përreth, përpara portave masive të kështjellës vendosi topat, që atëherë ishin një risi imponuese për punët e luftës, dhe i kërkoi garnizonit të dorëzohej. Ata morën një përgjigje sfiduese dhe osmanët sulmuan muret, por u zmbrapsën me një tërbim aq të madh, sa mbi tetë mijë jeniçerë ranë në luftim, ndërsa Skënderbeu fluturonte si shqiponjë mbi shkëmbinj, priti sa beteja të arrinte kulmin dhe atëherë u lëshua teposhtë mbi armikun e hutuar, i çau llogoret e tij, i vuri zjarrin fushimit dhe gjithçka para tij e shkatërroi dhe i vrau e i preu”.

Përpjekjen e fundit për ta marrë Krujën e bëri në korrik 1467 Mehmeti II, i biri dhe trashëgimtari i Muratit, pikërisht më pak se një vit para se vdekja ta hiqte heroin nga skena e betejës. Për këtë sulm peshkopi Noli thotë se Mehmeti “e la ushtrinë e tij të madhe të lirë dhe shkatërroi me zjarr e hekur çdo cep të Shqipërisë ku mundi të shkelë”. Por shpejt ai “e kuptoi se çmimi për repartet që binin në kurthe dhe i shfaroste Skënderbeu, ishte shumë i lartë” dhe … “u kthye në Stamboll i poshtëruar e i mundur”.
***
Gjithë autorët për Skënderbeun, që nga Marin Barleti e deri te Eduard Giboni dhe peshkopi Noli, kanë ngritur lart heroizmin e tij luftarak, por pak gjë është thënë për aftësinë e tij që të punonte me njerëzit. Në kohën e tijShqipëria ka qenë e ndarë në disa principata dhe çdo prijës ishte ziliqar e krenar, siç mund të jetë një shqiptar, për rëndësinë e vet në tablonë e gjërave. Në këtë pështjellim e përleshje, që afrohej me anarkinë, erdhiSkënderbeu më 1443. Për të sjellë rregull në këtë kaos, ai thirri një kuvend të gjithë princave në Lezhë më 2 mars 1444, ku formoi Lidhjen e Princave Shqiptarë, duke u bërë vetë kryekomandant i ushtrisë së Lidhjes. Ishin më shumë se një duzinë princash, por me anë të diplomacisë e të shpirtmadhësisë ai ia doli t’i mbante ata të bashkuar derisa vdiq. Një njeri më i vogël nuk do t’ia arrinte dot. Herë pas here disa prej tyre u lëkundën, por personaliteti i tij dinamik i mbajti ata të bashkuar fort si në mengene. Por mengeja u prish sapo ai u varros në Katedralen e Shën Nikollës së Leshit më 17 janar 1468. Pak kohë më pas Lidhja e tij u përça dhe bashkë me të ra edhe Shqipëria, për të mos u ngritur dot më deri më 1912, pas katërqind e dyzet e katër vjetësh. Kështu Shqipëria qe vendi i fundit në Ballkan që iu nënshtrua turqve dhe i fundit që rifitoi lirinë e vet.

Zuckemberg U JAM BORXHLI PËRJETË SHQIPTARËVE....


Themeluesi i Facebook­ut Mark Zuckerberg ka deklaruar së fundmi se familja e tij ka debulesë për shqiptarët. Në një letërkëmbim me shqiptarin Hajdar K. Shtimja, Mark Zuckerberg ka përmendur një detaj interesant që e ka dëgjuar nga stërgjyshja e tij Rozeline Zuckerberg, e cila në vitin 1853 ka vizituar Shkupin, Prishtinën, Prizrenin dhe Pejen.
Në letrën e botuar nga Botapress, thuhet se gjyshja e Zuckerberg ka lindur djalin e saj të vetëm falë një mjeku popullor në Kosovë, të cilit i është mirënjohëse përjetë.
Dear Hajdar K. Shtimja,
Letrën tuaj që ma keni adresuar dje, e lexoi për fat të mirë sekretari im i cili është duke e përgatitur një libër për historinë time familjare. Emri Juaj i kujtoi një histori të stërgjyshes sime në lidhje me njohjen e Hajdar K.Shtimes aty rreth viteve 1853 që e kishte lexuar ne ditarin e saj të mbajtur gjatë një udhëtimi nëpër Ballkan në kuadër të një misioni diplomatik.
Ja ç’ka shkruante stërgjyshja ime Rozeline Zuckeberk.
10 Qershor i vitit 1853.
Ishte dita e 14 e udhëtimit tonë nëpërë Ballkan bashkë me Johnin bashkëshortin më të veçantë që ëndërron ta ketë çdo grua. Kur lamë Podgoricën dhe morëm rrugën për Shkup kërkova kësaj radhe që përkthyesja të jetë shqiptare dhe grua, sepse isha mërzitur nga përkthyes burra dhe jo aq xhentil. Pas Pejës ndaluam në qytetin e bukur të Prizrenit. Aty drekuam te shravani dhe dolëm në tregun që quhej «qylhane», unë bleva një xhamadan të punuar me kllapadan për tezen
Bënte vapë e madhe, piva edhe njëherë ujë në shdravan dhe u nisëm drejt Shkupit. Nga ora 16 arritëm në një fshat qe quhej Shtime. Aty ku ndahej rruga për Shkup dhe Prishtinë, afër urës së madhe e pashë një turmë grashë dhe disa burra që ishin grumbulluar para një dere të një shtëpie të vjetër buzë rrugës. I bëra shenjë shoferit ta ndalonte makinën. I thashë përkthyeses të pyeste së ç’ka po ndodhte në këtë vend. Nuk kisha parë asnjëherë aq gra të grumbulluara gjatë këtij udhëtimi. Përkthyesja u kthye shpejt dhe më tha se këto gra kishin ardhur nga të gjitha viset, bile kjo që më tregoi kishte ardhur pikërisht nga Shkupi, ku kishte dëgjuar se njëfar Hajdar Shtimja po i shërojka gratë që nuk bëjnë fëmijë.
E shikova Johnin habitshëm dhe sikur ai të kuptonte atë që kisha në mendje më tha: Nuk humbim gjë nëse e provojmë, nganjëherë mjekësia tradicionale nëpër këso vende të humbura mund të na gjeje zgjidhjen.
Kishim 5 vjet që ishim martuar me Johnin dhe ëndërronim të kemi një djalë. Kishim konsultuar edhe mjekun më të mirë të San Franciskos por kot, bile pasi i i humbëm shpresat vendosem që në vjeshtë të adaptojmë një djalë nga jetimorja e qytetit.
Shqiptarët na shikuan me habi kur zbritëm nga makina dhe iu afruam derës. Kur morën vesh se ishim amerikanë na buzëqeshën dhe na e lëshuan radhën të futemi pa rend. Hajdar Shtimja ishte një burrë shtatgjatë, i bukur me ca mustaqe të dredhura dhe një hundë të krrysur. Kishte të veshur një këmishë të bardhe dhe pantallona të murrta prej leshi që i quanin tirqe.
Dhoma ku konsultonte Hajdari ishte rudimentare. Në tokë ca rrasa guri, dhe një minder i mbuluar me posteqe. Në dollap në një kosh të vogël pashë një bollë dhe u zbeha nga frika. Hajdari e pa shqetësimin tim dhe i tha përkthyeses të më sigurojë se bolla është e shtëpisë dhe e zbutur dhe falë saj ai i shëron shumë sëmundje. Pasi dëgjoi përkthyesen e cila ia tregoi problemin tim dhe pasi ia shpjegoi përkthyeses procedurën e shërimit, kërkoi nga ajo që të largohet dhe të na lëjë vetëm.
Pas gjysmë ore dola dhe u futa në makinë. Johni nuk më bëri as më të voglën pyetje, më shtrëngoi fort dhe tha «po lusim zotin të kesh ra në mjek». Nëntë muaj më vonë i asistuar nga Dr. Jefferson në Los Angeles na lindi foshnja jonë e parë, gëzimi më i madh në jetën tonë. I vumë emrin Harris, duke i marrë dy gërmat e para nga emri i Hajdarit, për ta falënderuar dhe kujtuar atë. Harrisi rritej për mrekulli dhe u bë një djalë tepër i bukur dhe shumë i gjallë. Sa herë e shikoja me admirim duke lozur me shokë e kujtoja Hajdarin dhe e falënderoja zotin që me zgjodhi mua në atë udhëtim që i dha kuptim gjithë jetës sime. Kisha shumë dëshirë edhe njëherë të kthehesha atje me gjithë Harrisin dhe Johnin, por Johni vdiq në një aksident hekurudhor dhe unë e kalova gjithë jetën duke ia kushtuar edukimit dhe ngritjes se Harrisit, shpresës së madhe të familjes Zuckerberg.
Dhe nëse pas shumë e shumë gjeneratash ndonjë pasardhës i familjes sonë i lexon këto kujtime dhe nëse pozita ia mundëson, atëherë e ka amanet nga unë të bëjë diçka të mirë për atë vend të bukur e të shkretë dhe për ata njerëz të mrekullueshëm siç ishte Hajdar K. Shtimja»
I nderuar Hajdar K.Shtimja Junior,
Nuk e dij saktësisht a është koincidence emri dhe mbiemri i juaj, apo vërtetë ju jeni stërnipi i Hajdar K.Shtimës senior, por letra juaj që ma solli sekretari im dhe kujtimet e stërgjyshes që lidhen me këtë histori më bëjnë borxhli gjithë jetën për ju dhe popullin e Kosovës. Sepse po të mos ishte Hajdar K.Shtimja, sot nuk do të isha as unë e nuk do të ishte as Facebooku që ju shqiptarët e doni aq shumë.
Është e vërtetë se kemi me ba më parë për shkak se kanë filluar ta teprojnë duke e përdorur për gjëra pa lidhje, promovime politike, biznes e sharje dhe kemi menduar se bërja me pagesë në formë abonimi do të ngrinte kualitetin e këtij rrjeti.
Sido që të jetë me këtë letër po ju garantojë se për juve shqiptarët do të jetë falas për hatër të katragjyshit tuaj dhe amanetit të stërgjyshes sime. Por e kam një lutje për juve shqiptarëve që të shkruani sa ma pak për politikë, mos të shaheni mes jush, sepse siç me tregoi menaxheri i rrjetit, faqja shqiptare e Facebook po del më e ngarkuara me politikë dhe debate boshe. Ju lutem që të shkruani sa më shumë për dashuri dhe bamirësi njerëzore dhe mos e humbni traditën a katragjyshit tuaj.
Mos ja merrni fytyrën Hajdar K.Shtimes
Me shumë respekt për shqiptarët
Mark Zuckerberg President i Facebook ut.

WOWW... Amazing Astronomy Facts...


  • When you look at the Andromeda galaxy (which is 2.3 million light years away), the light you are seeing took 2.3 million years to reach you. Thus you are seeing the galaxy as it was 2.3 million years ago.
  • Light from the sun takes 8 minutes to reach you, thus you see the sun as it was 8 minutes ago. It might have blown up 4 minutes ago and you wouldn't know about it!
  • The Earth is not a sphere! It actually is an oblate spheroid, it is squashed slightly at the poles and bulges out at the equator due to its rotation.
  • Spare a thought for the constellations that never made it into the official list... these include Machina Electrica (the electricity generator), Officina Typographica (The Printing Office), and Turdus Solitarius (the solitary thrush)
  • When Galileo viewed Saturn for the first time through a telescope, he described the planet as having "ears". It was not until 1655 that Christian Huygens suggested the crazy theory that they might be an enormous set of rings around the planet.
  • If you could put Saturn in an enormous bathtub, it would float. The planet is less dense than water.
  • A teaspoon-full of Neutron star would weigh about 112 million tonnes.
  • Jupiter is heavier than all the other planets put together.
  • Even on the clearest night, the human eye can only see about 3,000 stars. There are an estimated 100,000,000,000 in our galaxy alone!
  • The tallest mountain in the solar system is Olympus Mons, on Mars at a height of about 15 miles, three times the height of Mount Everest. It covers an area about half the size of Spain.
  • If the sun were the size of a dot on an ordinary-sized letter 'i', then the nearest star would be 10 miles away.
  • Half-a-billionth of the energy released by the sun reaches the Earth
  • Temperatures on Venus are hot enough to melt lead.
  • If you could travel at the speed of light (186,000 miles per second) it would take 100,000 years to cross our galaxy!
  • Only one side of the moon ever faces Earth. The moons period of rotation is exactly the same as it's period of orbit.
  • Betelgeuse, the bright star on Orion's top-left shoulder, is so big that if it was placed where the sun is, it would swallow up Earth, Mars and Jupiter!
  • If you stand on the equator, you are spinning at about 1,000 mph in as the Earth turns, as well as charging along at 67,000 mph round the sun.
  • On the equator you are about 3% lighter than at the poles, due to the centrifugal*force of the Earth spinning.
  • The atmosphere on Earth is proportionately thinner than the skin on an apple.
  • On Mercury a day (the time it takes for it to spin round once) is 59 Earth-days. Its year (the time it takes to orbit the sun) is 88 days- that means there are fewer than 2 days in a year!
  • If a piece of the sun the size of a pinhead were to be placed on Earth, you could not safely stand within 90 miles of it!
  • Its estimated that the number of stars in the universe is greater than the number of grains of sand on all the beaches in the world! On a clear night, we can see the equivalent of a handful of sand.
  • Every year the sun evaporates 100,000 cubic miles of water from Earth (that weighs 400 trillion tonnes!)
  • Jupiter acts as a huge vacuum cleaner, attracting and absorbing comets and meteors. Some estimates say that without Jupiters gravitational influence the number of massive projectiles hitting Earth would be 10,000 times greater.
  • Astronomers believe that space is not a complete vacuum- there are three atoms per cubic metre.
  • Saturn is not the only planet with rings- Neptune has it's own ring system.