Arkeologët kanë gjetur artefaktet me mbishkrime në alfabetin e Elbasanit të shekullit të 17-të në fshatin Margaritovo të Ukrainës.Nuk është vetëm ky lajmi ekskluziv që ka sjellë në Seminarin e 34-të Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe studiuesi ukrainas Aleksandër Novik, por edhe fakti se në ish Perandorinë Ruse është ngulitur një diasporë e madhe shqiptare “fatkeqësiht e panjohur”, siç shkruan ai. Aleksandër Novik e ka titulluar kumtesën e tij “Shqiptarët në Perandorinë Ruse në shekujt e 18-19-të: të dhëna të reja në fushën arkeologjike, historike dhe etnografike”.
Gjetja e artefakteve të alfabetit të Elbasanit të shekullit të 17-të në ish Perandorinë Ruse është jo pak befasues, sepse zbuluesi i parë i këtij alfabeti J.G. von Hahn ka thënë se “Alfabeti i Elbasanit nuk është përdorur vetëm në Elbasan dhe Berat, por edhe te tregëtarët në mërgim”. Ndërsa fakti që ky alfabet është përdorur edhe nga mijëra shqiptarë që kanë jetuar në territoret e Peradorisë Ruse, ka qenë i panjohur. Alfabeti i Elbasanit të shekullit të 17-të është një alfabet i veçantë me 54 shkronja.
Po si u ndodhën mërgatat e shqiptarëve në Rusi pas shekullit të 17-të, cila qe arsyeja e kësaj zhvendosjeje?!
Përmes këtij studimi interesant të Aleksandër Novik, dalin në dritë pjesë të panjohura nga historia dhe kultura shqiptare. Ja si e shpjegon ai përmbledhtas ekzistencën e diasporës së panjohur shqiptare në ish-Perandorinë Ruse, në kumtesën që do ta lexojë sot në seminarin e Prishtinës.
Burimi i artikullit :
http://erralle.com/zbulohet-ne-ukraine-alfabeti-400-vjecar-i-elbasanit/

No comments:
Post a Comment