Translate

Wednesday, January 6, 2016

Humnerra e shkaterrimint që sjell shoqëria mbi të ardhmen e saj dhe kontributi im në parandalimin e saj .....

Pjesë e një libri që po shkruhet...


Mendohem  e mbushur plot  në shpirt.. është ai momenti kur e di se po vjen diçka e tmerrshme dhe nuk mundesh ta ndalosh ...ohh sikur po më coptohet zemra por disi gjej ngushëllimin duke i hedhur këto në një copë letër si me shpresën  se do të rregullohet gjithcka ! ....


Të bërit punë vullnetare ishte si një furnizim me oksigjen të pastër. Një lloj ndjesie që as në zonën më të gjelbëruar nuk do e gjeja. Më ndodhte cdo ditë që të më rrethonin dhe familjare apo njerëz të tjerë narcisist, që dhe shpirtin të jepje nuk do e vlerësonin. Sepse kështu ishin gatuar.Mendimet e tyre ishin si ai çajaniku në zjarr që e mbush me uje (investimi tek këta njerës) dhe pas disa minutash uji avullondhe ska mbetuar asgjë (mosmirnjohja). Të sakrifikoje për ta ishte një gjë normale, madje arrinin dhe të përtypnin e percillnin të gjitha gjërat që iu blije dhe pas 1 minute kujtesa e tyre e cekët si rrafshnaltë nuk mbante mend asgjë. Është fatkëqesi ta mendosh që njerëz të tillë mund t'i kesh dhe në shtëpi dhe të përjetosh vuajtje kronike në hështje nga një egoizem i lige. Megjithatë kjo nuk më ndaloi të ndihmoja cdo ditë e më shumë. Kisha dëgjuar që ekzistonin adresa të ndryshme ku mund të aplikoja për punë vullnetare.Lexoja historitë e njerzve që kishin nevojë për ndihmë dhe zemra më dridhej nga dhimbja e tyre. Pastaj diku lexova dhe një mesazh në anglisht: Don't underestimate the power of your vision to change the world. Whether that world is your office, your community, an industry or a global movement, you need to have a core belief that what you contribute can fundamentally change the paradigm or way of thinking about problems. You can change a classroom, you can change a community, and if you change enough communities you can change the world".
E dija që nuk I përkisja rrethit shoqeror ku jetoja. Në fakt , para se të nisesha, mora me vete fotografinë e tij. E ruaj gjithmonë, është nga ata njerez qe jeta t'i sjell sa për të tronditur shpirtin tënd dhe për të thënë se është koha për të lëvizur nga ajo qetësi që isha zhytur,dhe që ishte koha të marrësh një mësim dhe pastaj të duhet të shkëputesh përgjithmonë. Jo sepse mungon dashuria e paster, por sepse jeta të vendos ca rregulla ndryshe nga ato që duhet të jenë, I vendosin këto rregulla duke qënë fiktivë për plotësimin e nevojave për një kohë të shkurtër dhe duke mos menduar gjatë për të ardhmen që po vjen si një humnerrë për ti gllabëruar dhe duhe mos menduar gjatë për të pafajshëmit ose me sakte eshte shoqeria njerezore qe I vendos këto rregulla. Kush jemi ne , të thyejmë rregullat e Perëndisë?

                                                                                                      Shkruar nga L.Xhaja !

No comments:

Post a Comment