Translate

Thursday, January 7, 2016

Shkatërrimi i botës..?! Ja e vërteta ...



Duke marrë shkasë nga  disa artikuj që kam parë  lindi nevoja  që të shkruaja këtë artikull ..
Vërtet më vjen shumë keq që mediat shpesh herë spekulojnë për të rritur audiencen dhe shikuesit ...
Kjo është absurde të luash me ndjenjat dhe  jetën e njerzve ..  Jam rritur me idenë që bota do të shkatërrohet  duke filluar nga viti 2000 dhe deri më sot kemi dëgjuar shumë spekulime per fundin e botës .Dhe çfarë sjell kjo  shkatërrim  qoft psikologjik tek njerzit  sidomos tek  ata persona që janë shumë emocional por dhe ekonomi ...
Mbaj mend në vitin 2012   kur  u përfol ne mbarë botën që do të permbysej bota dhe shumë njerëz i zuri paniku madje disa vranë veten disa të tjerë  shitën pasuritë e tyrë dhe gjithcka kishin dhe  disa të tjerë  bënë gjërat e fundit që do donin ti bënin.. Një kolaps i vërtet ... Dhe duke ecur në rrugë me një shok dëgjoj disa të moshuar që flisnin  me njeri tjeterin ...  Ata ishin frikësuar shumë sa që dhe hëna e asaj natë nuk po i dukej normale  dhe thonin "Hëna sot nuk po  më duket mirë " ..
Vërtet më erdhi keq për ta  sepse si ata  ishin dhe një pjesë e mirë e njerzve të gënjyer nga spekulime mediatike por dhe   shkencore...
Tashmë pash një lajm  tjetër mbi fundin e botës...  A THUA VALLË KËSAJ RADHE TË JETË VËRTET.. JOOOOO .. mos u besoni dhe  mos u trembni .. janë vetëm gënjeshtra.. Kjo botë nuk do të ikë  pa lejën e atij që e ka krijuar atë.. A thua vallë që  Perëndisë ti shkasë nga dora Bota ?! ABSURDE...
Më vjen keq që  ky infomracion shitet në kurriz të popullit të thjeshtë dhe behet  biznes me frikën dhe ndjenjat e tij ..

SHPRESOJ TË MË KUPTONI DHE TE LINI MENDIMIN TUAJ MBI  KËTË ARTIKULL ...


                                                                                          SHKRUAR NGA :
                                                                                             Mariglen Kadiasi ! 

No comments:

Post a Comment