Translate

Saturday, January 9, 2016

Salihi në momente shumë të vështira .. bashkohemi me hidhërimin e tij !



Sot, eshte ndare nga jeta ne moshen 68 vjecare Abdullah Salihi, babai i lojtarit te kombetares dhe Skenderbeut, Hamdi Salihi. Presidenti Armand Duka, ne emer te Komitetit Ekzekutiv, te ekipit kombetar dhe FSHF ngushellon sulmuesin e kombetares dhe familjen e tij, per humbjen e te atit. "Ne kete moment te veshtire per ju dhe familjen tuaj, dua t' ju dergoj ngushellimet me te sinqerta ne emer te FSHF, Komitetit Ekzekutiv, ekipit kombetar dhe ne emrin tim, per kete humbje, te njeriut te shtrenjte. Ne te gjithe jemi prane teje Hamdi, duke te dhene kurajo dhe duke shpresuar, qe kjo te ta lehtesoje sadopak dhimbjen"- thekson nder te tjera kreu i FSHF. Nderkohe konfirmohet qe nje delegacion i FSHF dhe vete Presidenti Duka do te jene neser ne Shkoder per te respektuar, kujtimin e Abdullah Salihit. Varrimi i tij do te behet ne qytetin verior ne oren 14.00.


Burimi :
http://www.fshf.org/index.php/sq/lajme

No comments:

Post a Comment