Translate

Saturday, January 9, 2016

U zbuluan dhe talentet e moshave në Greqi për kombëtaren tonë .. Seleksionimi ka mbaruar ...Shihni sa janë zgjedhur...


Kanë përfunduar seleksionimet e futbollistë kandidatë për ekipet kombëtare të moshave, që aktivizohen në Greqi. Një grup specilaistësh nga Federata Shqiptare e Futbollit, për katër ditë me rradhë kanë vëzhguar në Selanik dhe Athinë, lojtarë shqiptarë që jetojnë në Greqi. Nën vëzhgimin e Redi Jupit trajner i ekipit kombëtar U-21, Arjan Bellait trajner i ekipit kombëtar U-19, Xhemal Mustedanagiç trajner i ekipit kombëtar U-17 dhe specialistit të futbollit Abdyl Kuriu, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, kanë performuar rreth 230 kandidatë. Në ditën e parë, seleksionimet janë zhvilluar në Selanik dhe për të dyja datëlindjet 1998-1999 dhe 2000-2001,me pjesëmarrjen e rreth 70 futbollistëve.
Më datë 6-7-8 janar, seleksionimet janë organizuar në Athinë. Në ditën e parë dhe të dytë, janë seleksionuar rreth 160 futbollistë të tjerë. Për grupmoshat 1998-1999 kanë qenë 85 futbollistë. Ndërsa për grupmoshat 2000-2001 kanë performuar 75 lojtarë kandidatë. Sot, në ditën e tretë dhe të fundit, seleksionimi është kryer me rreth 50 lojtarë, të përzgjedhur nga dy ditët e para. Për grupmoshën 1998-1999 janë përzgjedhur 25 futbollistë, ndërsa për grupmoshën 2000-2001 kanë qenë rreth 26 lojtarë.
Të 230 futbollistët që kanë marrë pjesë në seleksion, janë skeduar dhe ju janë regjistruar të gjithë të dhënat. Nesër më datë 9 janar, seleksionimet do të spostohen në Zvicër, ku do të ketë lojtarë kandidatë të grupmoshave 1998-1999 dhe 2000-2001, që jetojnë në Zvicër dhe Gjermani. Më pas seleksionimet do të zbresin në Itali.

Origjina :
http://www.fshf.org/index.php/sq/lajme

No comments:

Post a Comment